Qendra TED, në bashkinë e Durrësit, mikpriti aktivitetin e nisjes së projektit “Rinia Shqiptare – E ardhmja e Trashëgimisë Kulturore”. Aktiviteti mblodhi së bashku mësues të shkollave, përfaqësues nga Ministria e Kulturës, bashkia e Durrësit dhe qytetarë për të diskutuar mbi këtë nismë që synon përfshirjen e të rinjve në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Gjatë zbatimit të projektit, nxënës nga katër shkolla të ndryshme në Durrës do të marrin pjesë në vizita në terren, seminare dhe sesione trajnimi. Këto aktivitete do t’u ofrojnë atyre mundësinë për të mësuar procesin e restaurimit të artefakteve hap pas hapi dhe për të kuptuar rolin e tyre vendimtar në ruajtjen e pasurisë kulturore të qytetit. “Rinia Shqiptare – E ardhmja e Trashëgimisë Kulturore” është një nga projektet që ka përfituar një grant nga Programi EU4Culture. Ai synon të kultivojë një ndjenjë krenarie dhe përkatësie tek të rinjtë shqiptarë në lidhje me trashëgiminë e tyre kulturore. atsh
“Rinia Shqiptare – E ardhmja e Trashëgimisë Kulturore”
RELATED ARTICLES