Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIBorxhi publik zbret në 63.27 %

Borxhi publik zbret në 63.27 %

Borxhi publik në fund të vitit 2022 rezultoi rreth 10 pikë përqindje më pak se fundi i vitit 2021 dhe tendenca rënëse ka vijuar dhe në tremujorin e parë të vitit. Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto në fund të vitit 2022 borxhi publik arriti në 66.97 % të PBB-së. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot gjatë konferencës për shtyp mbi treguesit e ekonomisë se në fund të tremujorit të parë të vitit borxhi shënoi nivelin 63.27%. “Ne kemi deklaruar që kur hartuam buxhetin e vitit 2023 që politika kryesore fiskale e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë do të ishte politika e konsolidimit fiskal, ku ne ne synojmë të reduktojmë borxhin publik dhe deficitin, si dhe treguesit kryesorë të qëndrueshmërisë fiskale, të cilët do të na lejojnë që në të ardhmen të kemi hapësirën e nevojshme që të përballojmë çdo lloj të papriture që mund të na vijë. Borxhi publik në fund të vitit 2022 rezultoi rreth 10 pikë përqindje më pak se fundi i vitit 2021dhe tendenca rënëse ka vijuar dhe në tremujorin e parë të vitit. Në fund të tremujorit të parë të vitit borxhi shënoi nivelin 63.27%”, deklaroi ministrja. Sa i përket disa treguesve të borxhit, yield-i mesatar i bonove të thesarit në ankandin e fundit të qeverisë rezultoi 3.09 %. Ky yield ishte më i ulëti që nga shtatori i vitit 2022, ku normat dhe interesat filluan të rriteshin në mënyrë të përshpejtuar. Çelja e sporteleve të Bankës së Shqipërisë për investime në bono thesari, synonin të nxisnin investimet e individëve në titujt e qeverisë, investime këto me një risk minimal dhe të cilat do të ndikonin në rritjen e kërkesës për instrumentet e qeverisë. “Synimi ynë kryesor ishte, nga njëra anë të rriteshin të ardhurat nga investimet të qytetarëve shqiptarë, e nga ana tjetër të rritej kërkesa për investime, duke ndikuar në ngadalësimin e normave të interesit. Pikërisht kjo është pasqyruar dhe ka ndodhur. Ne besojmë se politika që kemi ndjekur sa i përket emetimit të borxhit, në lek dhe në euro, është politika e duhur dhe ulja e normave të interesit për instrumentet në lek presim që të nxisë kërkesën për kreditim, qoftë kërkesën konsumatorë, ashtu edhe atë për investime”, tha Ibrahimaj. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ