Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEEKONOMITaksa e re e pronës parashikohet të nis zbatimin në 2026

Taksa e re e pronës parashikohet të nis zbatimin në 2026

Qeveria ka nisur procesin e konsultimit për të rishikuar taksën e pronës. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se ende nuk ka një draft të finalizuar, por objektivi i synuar është vlerësimi i pasurive me vlerën e tregut, me çmimin e tregut. “Kemi një produkt të hartuar në bashkëpunim me Ambasadën suedeze. Jemi ende në konsultim, jemi duke punuar me Universitetin e Tiranës me qëllim të marrim ekspertizën e duhur, në mënyrë që kjo reformë madhore të zbatohet sa më mirë. Hyrja në fuqi parashikohet në vitin 2026 për ndërtesat”, deklaroi ministrja gjatë konferencës për shtyp mbi treguesit ekonomikë. Sipas ministres, kjo është një reformë madhore që duhet të marrë kohën e duhur për të gjithë hapat e zbatimit të tij. “Ndryshimi kryesor që do të sjellë është vlerësimi i pasurive i pronave me vlerën e tregut, me çmimin e tregut. Ky është një ndryshim thelbësor, i cili ka nevojë për një angazhim shumë të madh, jo vetëm në kuadër të hartimit të ligjit, por edhe të marrjes së masave institucionale për zbatimin sa më të mirë të tij”, u shpreh ajo. Në 5-mujorin e parë të vitit sipas ministrisë janë mbledhur 2.7 miliardë lekë nga taksa e pronës, ndërsa përgjatë gjithë vitit llogaritet të mblidhen gati 7 miliardë lekë. Sot qytetarët paguajnë 0.05 % e vlerës së banesës e përllogaritur kjo në bazë të zonave. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ