Për herë të fundit, një raketë evropiane ”Ariane 5” do të fluturojë sot në hapësirë. Ajo është planifikuar të ngrihet nga kozmodromi i Agjencisë Evropiane të Hapësirës, ESA, në Kuru të Guajanës Franceze, në Amerikën e Jugut, sot në orën 21:30 GMT. Modeli pasardhës, ”Ariane 6”, nuk është planifikuar të niset deri në fund të vitit. Prototipi ”Vega C”, më e vogël, gjithashtu nuk është aktualisht në funksion, pas një dështimi të lëshimit në dhjetor. ”Ariane 5” ka qenë në shërbim që nga viti 1996. Kjo raketë do të transportojë një satelit ushtarak francez dhe një satelit komunikimi gjerman në hapësirë për të testuar teknologjitë e reja. atsh
”Ariane 5” raketa e fundit evropiane drejt hapësirës
RELATED ARTICLES