Franca po mobilizon sërish 45 000 oficerë policie për t’u marrë me trazirat e frikshme, me qeverinë që thotë se megjithëse dhuna është ulur, situata është larg zgjidhjes. Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin justifikoi vendosjen e forcave speciale dhe automjeteve të blinduara, duke thënë se kjo ndihmoi në vënien nën kontroll të situatës. Ministri premtoi mbështetje për biznesmenët e prekur nga shkatërrimi dhe grabitja. Disa qytete dhe rajone franceze kanë njoftuar fonde ndihmëse joburokratike për të ndihmuar tregtarët. Që nga vdekja e 17-vjeçarit Nahel nga një plumb policie gjatë një kontrolli trafiku të martën e kaluar, Franca është tronditur nga trazira masive, veçanërisht gjatë natës. Pati incidente të përsëritura të plaçkitjeve, zjarrvënieve dhe përplasjeve të dhunshme midis oficerëve të policisë dhe rebelëve. Që nga fillimi i trazirave, ka pasur më shumë se 3000 arrestime në mbarë vendin. ”Franca është një shtet ligjor dhe policia gjithashtu i nënshtrohet ligjit, theksoi qeveria, ndërsa oficeri që qëlloi të riun po hetohet për vrasje nga pakujdesia. atsh
Franca mobilizon 45 000 policë
RELATED ARTICLES