Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBSH injektoi 34.89 miliardë lekë në 3-mujorin e parë 2023

BSH injektoi 34.89 miliardë lekë në 3-mujorin e parë 2023

Në tremujorin e parë të vitit 2023, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë konsistuan në operacionet e tregut të hapur për injektim likuiditeti. Sipas BSH-së, injektimi mesatar me maturim 1-13 javë zbriti në 34.89 miliardë lekë kundrejt mesatarisht 44.60 miliardë lekë në tremujorin e mëparshëmdhe mesatarisht 40.76 miliardë lekë gjatë vitit 2022. BSH shpjegon se, mungesa e likuiditetit, e shprehur sipas operacioneve injektuese të Bankës së Shqipërisë, ka qenë mjaft e lartë në 51.05 miliardë lekë në ditët e para të vitit, por me rritjen e shpenzimeve të Ministrisë së Financave, ka rënë në mes të muajit janar në 27.94 miliardë lekë, kur u shënua edhe vlera më e ulët. Shpenzimet e rritura të MFE u financuan nga likuiditeti i akumuluar gjatë vitit 2022, rritja e marrëveshjeve SWAP në ditët e fundit të vitit 2022 dhe shitja e 50 milionë Eurove ndaj Bankës së Shqipërisë për shumën 5.74 miliardë lekë në muajin janar. Në funksion të operacioneve për administrimin e likuiditetit të sistemit bankar, Banka e Shqipërisë, ka përdorur instrumentin e saj kryesor, marrëveshjen e anasjelltë të riblerjes me maturim njëjavor për mesatarisht 22.33 miliardë lekë ose 64% kundrejt përkatësisht 60.65% dhe 55.4% në dy tremujorët e mëparshëm. BSH-ja bën të ditur se, sistemi bankar ka përdorur instrumentin e depozitës në BSH në mënyrë të vazhdueshme për mesatarisht 15.06 miliardë lekë prej mesatarisht 10.04 miliardë lekë në gjashtë muajt e mëparshëm. ‘Instrumenti i kredisë njëditore është përdorur në 20 raste për mesatarisht 2.1 miliardë lekë prej 9 raste për maksimalisht 2.2 miliardë lekë në tremujorin e mëparshëm dhe vetëm 1 rasti gjatë tremujorit të tretë të vitit 2022’, njofton BSH-ja. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments