Ndër risitë e shumta të programit “BE për Shkollat” është portali inovator i transparencës, i cili ka revolucionarizuar qasjen e përpjekjeve të rindërtimit pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019. Duke ofruar informacion në kohë reale për të gjitha objektet arsimore të planifikuara për rindërtim apo riparim, kjo iniciativë e çon në një nivel të lartë angazhimin për transparencë dhe llogaridhënie të Bashkimit Evropian (BE) dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Projekti ndihmon Shqipërinë në arritjen e Objektivit të Zhvillimit të Qëndrueshëm numër 4, që ka të bëjë me “sigurimin e një arsimimi gjithëpërfshirës dhe të barabartë, si dhe promovimin e mundësive të të nxënit për të gjithë përgjatë gjithë jetës”. Menaxherja e Sigurimit të Cilësisë dhe Menaxhimit të të Dhënave, Diola Sula thekson vëmendjen e jashtëzakonshme që portali i transparencës ka marrë që prej krijimit të tij. Ai ka tërhequr një numër të konsiderueshëm vizitorësh që lundrojnë në të, mesatarisht 23 klikime në çdo vizitë, fakt që reflekton një nivel të lartë interesi dhe përfshirjeje. Programi “BE për Shkollat”, i financuar nga Bashkimi Evropian ka si fokus kryesor ndihmën thelbësore për rimëkëmbjen e institucioneve arsimore të vendit. Programi po punon aktualisht për rindërtimin dhe rehabilitimin e 64 objekteve arsimore, ku 43 prej tyre kanë përfunduar tashmë duke mirëpritur më shumë se 10 mijë nxënës dhe 760 mësues, ndërsa pjesa tjetër janë në proces rindërtimi. atsh
Programi “BE për Shkollat”:Gurthemel i zhvillimit të qëndrueshëm
RELATED ARTICLES