Shqipëria ka rritur angazhimin në mbrojtje të mjedisit. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se, “me plotësimin e kuadrit ligjor për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimëshe po punojmë për rritjen e ndëgjegjësimit të biznesit dhe mbrojtjen e konsumatorëve”. Ajo theksoi se, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, si pjesë e Taskforcës së ngritur nga qeveria, po ndërmerr aksione të vazhdueshme në terren. “2750 kg qese plastike jashtë standardeve janë sekuestruar ndërsa janë marrë 21 masa administrative”, nënvizoi Ibrahimaj. “Së bashku me një sërë institucionesh të tjera do të jemi çdo ditë në terren për të kontrolluar zbatimin me efikasitet të ligjit”, u shpreh ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. atsh
Sekuestrohen 2750 kg qese plastike jashtë standardeve
RELATED ARTICLES