Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIHapësira të reja në Korçë e Vlorë për përpunimin e produkteve

Hapësira të reja në Korçë e Vlorë për përpunimin e produkteve

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zhvilloi një vizitë në Bari, Itali, në kuadër të programit ndërkufitar mes Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi, për krijimin e laboratorëve të ushqimit. Krifca theksoi se krijimi i laboratorëve të ushqimit i vjen në ndihmë fermerëve të vegjël e peshkatarëve për përpunimin e produkteve të tyre. “Me kolegë të CIHEAM, sot në Tricase, Itali, pamë projektin e përbashkët me CIHEAM Bari, në programin ndërkufitar mes Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi, për krijimin e laboratorëve të ushqimit, të cilët i vijnë në ndihmë fermerëve të vegjël e peshkatarëve për përpunimin e produkteve të tyre”, shtoi ajo. Sipas ministres, i njëjti model suksesi po aplikohet në Korçë për përpunimin e fruta-perimeve dhe në Vlorë për përpunimin e peshkut. “Në të dy qytetet, ashtu sikurse dhe në Tricase, po marrin formë dy hapësira tërësisht të reja ku fermerët të bashkuar në shoqëri të përbashkëta bujqësore, do të përpunojnë fruta-perimet dhe produktet e peshkut për të rritur vlerën e tyre dhe për të prezantuar produkte lokale të certifikuara”, shtoi ajo. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments