Kryeministri Albin Kurti ka folur pas konfirmimit nga Bashkimi Evropian për hyrjen në fuqi të sanksioneve të vendosura ndaj Kosovës. Ai është shprehur se ato nuk janë saksione, por masa të përkohshme, për të cilat ka thënë se janë të padrejta. Kurti ka thënë se do të vazhdojnë më zbatimin e programit tonë qeveritar dhe se shpresojnë se këto masa të përkohshme do të jenë shumë të shkurtra. “Këto nuk janë sanksione, por është e vërtetë se janë masa të përkohshme, por të padrejta, për shkak se Kosova dhe Qeveria saj janë edhe shteti dhe ekzekutivi më demokratik, më pro-evropian, progresist. Në anën tjetër kemi një përballje të vazhdueshme me format e ndryshme të agresionit të Serbisë që është shtet edhe autokratik, pro Rusisë, i paballafaquar me të kaluarën kriminale në hapësirën e ish Jugosllavisë ku i shkaktuan katër luftra. Sido që të jetë, ne e bëjmë punën tonë, por le të mos harrojmë se nuk mundemi të bëjmë kompromis as me sundimin e ligjit, as me kushtutshmerinë në e vendin tonë. Andaj, ne do të vazhdojmë më zbatimin e programit tonë qeveritar dhe shpresojmë se këto masa të përkohshme do të jenë shumë të shkurtra, ashtu që edhe mbështetja, ndihma evropiane të jetë e plotë, mbase edhe të rritet për shkak se Kosova është një vend që ka nevojë për mbështetje në zhvillimin e saj”, ka deklaruar Kurti. atsh
Kurti: S’bëjmë kompromis me kushtetueshmërinë e vendit
RELATED ARTICLES