Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEDita e Çamërisë:Rezolutë, Greqia të heq ligjin e luftës

Dita e Çamërisë:Rezolutë, Greqia të heq ligjin e luftës

“Kuvendi të miratoi një rezolutë ku kërkon heqjen e ligjit të luftës me Greqinë”. Kjo është kërkesa e artikuluar këtë të hënë, në çelje të seancës plenare nga Shpëtim Idrizi, Deputet dhe kryetarë i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet. Në fjalën e tij, nga foltorja e Kuvendit, Idrizi kërkoi që parlamenti të dënoi dhunën ndaj shqiptarëve të Çamërisë “Para disa ditësh ishte 27-qershori, ditë e njohur në parlamentin e Shqipërisë me ligjin numër 78/39, për shpalljen e datës 27-qershor si dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë dhe ngritjes së një memorial. E shoqëruar kjo edhe me një rezolutë. Siç është e njohur botërisht, mbi popullsinë çame të pambrojtur u krye një nga gjenocidet më të pashembullta në historinë e njerëzimit. 2 770 jetë njerëzore u masakruan barbarisht, dhe ata nuk u vranë në luftë, por në shtëpitë e tyre mizorisht, qindra fshatra u dogjën, u rrafshuan dhe 159 fshatra të tjerë u grabitë. 30 mijë shqiptarë u larguan nga bandat e napolon Zerkës. Po ashtu qindra të tjerë vdiqën nga uria, etja e sëmundjet teksa. Sot prehen në varrezat parlamentare të Kllogjerit”,- tha Idrizi. “Në përkujtim të kësaj dite, ju kërkoi të nderuar kolegë deputetë të mbajmë 1 minutë heshtje. (Kuvendi mban 1 minutë heshtje) Ju falenderoj shumë për nderimin, por duhet ti adresohem Kryetares së Kuvendit, që ne si grup parlamentar kemi bërë një kërkesë që sot zyrtarisht të kërkohej 1 minutë heshtje për viktimat e Çamërisë. Asaj Çamërie që në vitin e mbrapsht 1913 u sakrifikua, ashtu si edhe Kosova, për Shqipërinë politike që kemi sot, që ne sot të jemi deputetë në këtë sallë. Ne sot iu adresuam pasi kjo datë njihet edhe me ligjin e parlamentin e Shqipërisë, si dita e gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë. Dhe është e pa-arsyeshme që kryetarja e Kuvendit të mos e bëjë këtë gjë në emër të Shqipërisë dhe të ngrihem unë e ta bëjë këtë gjë për procedurë. Ky parlament ka bërë shumë rezoluta. Ka kërkuar të nderohen raste të tilla gjenocideve. Kemi bërë rezolutë për Bosnjën, Kosovën, Holokaustin, për kemberët e Kuq të Kamboxhias, dhe kemi bërë shumë mirë. Sepse kjo kujtesë na ndihmon që ti tregojmë të gjithëve që raste të tilla s’duhet të përsëriten më. Jam i keq-ardhur që s’ka akoma një deklaratë apo rezolutë të këtij parlamenti për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë, apo avancimin e si detyrim kushtetues për çështjen shqiptare të Çamërisë”,- nënvizoi Idrizi Kuvendi u mblodh të hënën në seancë plenare me në fokus diskutimin e punës vjetore të institucioneve të drejtësisë. atsh

Previous article
Next article
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments