Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë POR pas-mesdite pritet kalim i vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të kosovës, më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin Verior dhe Verilindor. Parashikohet që ky stabilitet i atmosferës të na shoqërojë edhe gjatë natës në të gjithë territorin e Kosovës.
Kthjellimet do të jenë prezente gjatë orëvë të para të ditës në të gjithë MV POR pjesa e dytë e ditës do të këtë herë pas here, vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të MV duke rrezikuar shira të izoluar dhe lokalë në zonat kufitare me Shqipërinë. Parashikohet që gjatë natës vranësirat të largohen nga i gjithë territori i MV. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm.
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare mbi rajonin e Balltikut do të sjellë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere ne Europën Veriore dhe atë Lindore. PO ashtu, stuhite tropikale do të vijojnë prezent në Qendër të kontinentit. NDERSA e gjithë pjesa tjeter e Europës do të jetë nën ndikimini e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.