Të qenit vetëm mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës tek pacientët me diabet, sugjeron një studim i ri. Shkencëtarët kanë zbuluar se vetmia është një faktor rreziku më i lartë për sëmundjen koronare të zemrës, gjendje në të cilën enët e gjakut, që furnizojnë zemrën, ngushtohen ose bllokohen, se sa dieta, stërvitja, pirja e duhanit dhe depresioni. Studiuesit thanë se gjetjet e tyre, të publikuara në ”European Heart Journal”, nënvizojnë rëndësinë e marrëdhënieve shoqërore kuptimplote për të qëndruar të shëndetshëm. Autori i studimit, profesor Lu Qi, nga Shkolla e Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale të Universitetit ”Tulane” në New Orleans, tha se “cilësia e kontaktit social duket të jetë më e rëndësishme për shëndetin e zemrës tek njerëzit me diabet sesa numri i angazhimeve”. “Ne nuk duhet të minimizojmë rëndësinë e vetmisë për shëndetin fizik dhe emocional”, theksoi ai. “Unë do të nxisja pacientët me diabet, që ndihen të vetmuar, të bashkohen në një grup dhe të përpiqen të zënë miqësi me njerëz që kanë interesa të përbashkëta”, shtoi ai. atsh
Vetmia rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës te diabetikët
RELATED ARTICLES