Revista ”National Geographic” pushoi nga puna të gjithë autorët e shkrimeve të saj duke e lënë revistën e nderuar dhe të vlerësuar në të gjithë botën edhe me çmime ndërkombëtare, që të menaxhohet nga redaktorët dhe profesionistët e pavarur. Gjithsej u pushuan nga puna 19 autorë shkrimesh, përfshirë edhe departamentin e vogël audio të revistës. ”Atyre u ishte thënë në prill se do të shkurtoheshin”, raportoi ”Washington Post”. Pushimet nga puna janë të fundit në një seri shkurtimesh të botimeve të teknologjisë dhe mediave këtë vit. Vetë autorët e shkrimeve e postuan lajmin në Twitter duke u fokusuar në ecurinë që kishin pasur. ”Sapo përfunduam filmin tim të ri National Geographic…, të gjashtëmbëdhjetin dhe të fundit si autor shkrimesh”, shkroi Craig Welch, vepra e vlerësuar me çmime e të cilit ka zbukuruar shumë kopertina dhe ka hedhur dritë mbi çështjet urgjente mjedisore. ”National Geographic’ po pushon autorët e tij, përfshirë mua. Kanë qenë pesë vite të mrekullueshme – një nder dhe një gëzim. Jam shumë krenar për punën që unë dhe kolegët e mi kemi bërë këtu”, shtoi ai në Twitter. Në pronësi që nga viti 2019 nga ”Walt Disney”, revista kronikë prej 135 vitesh e botës natyrore, ka parë një sërë shkurtimesh të vendeve të punës në vitet e fundit, përfshirë një pushim të paprecedentë të gjashtë redaktorëve kryesorë shtatorin e kaluar. atsh
”National Geographic” pushon nga puna të gjithë autorët e shkrimeve
RELATED ARTICLES