Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, 2333 inspektime

0
2

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri të ditur se ka kryer në shkallë vendi 2 333 inspektime në subjekte të ndryshme tregtare gjatë javës 19-26 qershor. Sipas AKU-së, 1 595 inspektime janë kryer në pikat e kalimit kufitar dhe 738 kontrolle janë kryer në terren. Nga kontrollet e kryera, janë bllokuar 29 tonë produkte ushqimore dhe asgjësuar 34 tonë, pasi kanë rezultuar jashtë standardeve për konsum. Për shkeljet e konstatuara AKU ka dhënë 14 masa administrative gjobë me vlerë totale 3 500 000 lekë dhe ka kthyer në vendin e origjinës një ngarkesë me 8 450 kg produkte, pasi ishte ndërprerë zinxhiri ftohës. AKU i bëri apel subjekteve të respektojnë standardet dhe rregullat e sigurisë ushqimore, teksa njoftoi se kontrollet janë intensifikuar në çdo drejtim për garantimin e shëndetit të konsumatorëve. atsh