Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur sot në Nion të Zvicrës për të marrë të shqyrtuar çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zhvillimin e futbollit europian, por edhe për të formatuar dhe përzgjedhur përbërjen e komisioneve dhe paneleve të reja të qeverisë së futbollit europian. Federta Shqiptare e Futbollit njofton se, në këtë mbledhje mori pjesë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili u rizgjodh në mandatin e dytë si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s pas zgjedhjeve të zhvilluar në muajin prill duke marrë me shumë vota se çdo kandidat tjetër. Edhe një herë tjetër UEFA ka treguar besimin e madh që ka te FSHF, duke zgjedhur në organet e posaçme disa prej drejtuesve më të lartë dhe përfaqësuesve të Federatës. Gjatë mbledhjes Presidenti Duka është rikonfirmuar në postin e Nënkryetarit të Komitetit HatTrick, një prej organeve më të rëndësishme në qeverinë e futbollit europian, si edhe është zgjedhur në postin e Kryetarit të Komisionit të Medias në UEFA, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku është zgjedhur ai anëtar i Komisionit të Futbollit në UEFA. Pjesë e komisioneve të UEFA-s do të jenë edhe përfaqësues të tjerë të FSHF-së dhe futbollit shqiptar. Kështu, anëtarja e KE-së, Anila Basha është zgjedhur si anëtar e Komisionit për Futbollit e Femrave, kurse anëtari tjetër i KE-së së FSHF, Envi Hicka do të jetë anëtar i Komisionit Ligjor të UEFA-s. Edhe Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea është zgjedhur anëtar i Komisionit të Zhvillimit dhe Asistencës Teknike në UEFA. Drejtori i Edukimit në FSHF, Sulejman Starova është përzgjedhur si anëtar i Panelit Jira, teksa Përgjegjësi i Futbollit të Fëmijëve në FSHF, Andi Zëre është zgjedhur si anëtar i Panelit të Futbollit Grassroots. Drejtori i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci, është përzgjedhur ai anëtar i Panelit të Konventës së Arbitrave dhe së fundi Gazmend Malo do të jetë anëtar i Komisionit Këshillimor të Marketingut në UEFA. Ndërkaq, në këtë mbledhje Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mori edhe një sërë vendimesh të tjera. Stadiumi “José Alvalade” i Lisbonës u caktua të presë finalen e UEFA Champions League për femra në vitin 2025. Stadiumi “Agia Sofia” në Athinë dhe Wrocław (WKS Śląsk Wrocław) do të presin finalet e UEFA Europa Conference League në vitet 2024 dhe 2025, respektivisht. Komiteti Ekzekutiv zgjodhi Poloninë si mikpritëse të Kampionatit Evropian të UEFA-s për Femra U-19 në 2025. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on