Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, (AKU) morën pjesë në trajnimin rajonal mbi sigurinë ushqimore që, u zhvilluan në Shkup të Maqedonisë së Veriut, zhvilluar nga BTSF (Better Training for Safer Food ). AKU, bën të ditur se, në këtë trajnim morën pjesë përfaqësues nga rajoni, si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnje Hercegovina dhe Shqipëria, me qëllimin kryesor shkëmbimin e praktikave më të mira që mbështesin vendimmarrjen në çështjet e sigurisë ushqimore duke mbuluar të gjitha fazat e ushqimit, ushqimit për kafshë dhe fazat e prodhimit dhe shpërndarjes së ushqimit dhe ushqimit për kafshë, për të siguruar standarde të qëndrueshme zbatimi, brenda BE-së dhe në vendet jashtë BE-së. Sipas AKU-së, trajnimi ndihmon të sigurojë një kuptim të përbashkët të gjendjes aktuale të analizës të riskut mbështetur në prova shkencore objektive dhe transparente, peshimit të alternativave të politikave në konsultim me palët e interesuara, menaxhimin e riskut, parimet e parandalimit dhe komunikimin e riskut. Identifikimi i masave të përgjithshme të kontrollit, qasjeve të përshtashme u jep mundësi të trajnuarve, në krahasimin e planeve të emergjencës dhe elementët e gadishmërisë të përpunuara nga shtetet anëtare, në mënyrë që të identifikojnë dhe të ndajnë praktikat më të mira në reagimin ndaj situatave të krizave të sigurisë ushqimore. atsh