Thursday, November 28, 2024
HomeSOCIALEEKONOMITë ardhurat nga akciza, 21.1 miliardë lekë

Të ardhurat nga akciza, 21.1 miliardë lekë

Të ardhurat nga akciza gjatë periudhës janar-maj të këtij viti llogariten 21.1 miliardë lekë. Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat nga akciza janë 1.7 miliardë lekë ose 8.5% më shumë se viti 2022, si dhe 617 milionë lekë ose 2.8% më pak se plani i akcizës për 5 mujorin 2023. Të dhënat tregojnë se akciza e rimbursuar për këtë periudhë llogaritet 100 milionë lekë. Ndërsa për 5-mujorin e vitit 2022 u rimbursuan rreth 107 milionë lekë. Referuar raportit të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë mbi treguesit fiskalë, ndikim të rëndësishëm pozitiv në të ardhurat nga akciza dha rritja e importit të karburantit dhe cigareve. Nga akciza për vitin 2023 programohen 59 miliardë lekë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments