Normat mesatare të interesit për depozitat në Lekë të individëve pësuan rënie në muajin prill. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit të depozitave të reja në Lekë për individët për prillin zbriti 1.41%, nga 1.46% që kishte qenë në muajin mars. Normat e interesit të depozitave filluan të rriteshin pas ndryshimit të kursit të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, në mars të vitit të kaluar. Rritja u nxit sidomos nga një zgjerim i shpejtë e yield-eve të bonove të thesarit të qeverisë shqiptare, që tërhoqi një rritje të fortë të investimeve direkte të individëve dhe krijoi më shumë konkurrencë për kursimet e publikut. Kjo bëri që interesi mesatar për depozitat e reja të rritej në mënyrë të vazhdueshme deri në nivelin 1.54%, në janar të këtij viti. Por, rënia e yield-eve të bonove dhe obligacioneve në gjysmën e parë të këtij viti po reflektohet në frenimin e rritjes së normave të interesit të depozitave. atsh