Territori i Kosovës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë paradites POR pas-mesditës pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar shira KU herë pas here do të jenë rrebeshe. Më të theksuara shirat paraqiten në zonat Jugore dhe Juggperëndimore Parashikohet që orët e mbrëmjes të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke bërë që i gjithë rajoni i kosovës të dominohet nga kthjellime, vranësira të dendura POR pa reshje, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë.
Republika e MV, PARAQITET në ndikimin e motit të qëndrueshëm në pothuajse gjithë 24_orëshin KU kthjellimet do të jenë dominante. Orët e vona të mbrëmjes sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat Jugperëndimore duke gjenruar reshje të pakta dhe të izoluara. Parashikohet që moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta të jenë dominante edhe gjatë natës. Vijon rritja graduale e temperaturave të ajrit në të gjithë MV.
Europa Lindore si edhe rajoni i Balltikut do të jenë nën mbziotërimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të dendura të shiut; si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme ciklonare mbi këto rajone. Po ashtu; Alpet e Europës dhe zonat përreth tyre do të PARAQITEN me vranësira konvektive dhe shira KU herë pas here do të jenë rrebeshe, nuk do të mungojnë gjithashtu mini-stuhitë e breshërit në shumë zona në Qender të Europës. NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jenë nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta KU vlerat më të larta priten në gadishullin Iberik KU Spanja do të regjistrojë temperatura deri në 40 gradë C.