Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKajsa Gordan,në QKLL

Kajsa Gordan,në QKLL

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi një takim me shkrimtaren suedeze të letërsisë për fëmijë, Kajsa Gordan. Shkrimtarja vjen për herë të parë në Shqipëri. Para se të gjendej në Tiranë, ajo zhvilloi një turne në disa shkolla të Kosovës, ku mundi të bashkëbisedonte me lexuesit e saj të vegjël, rreth librit “Ah, sikur të qëndroja”. Libri është përkthyer nga suedishtja në gjuhën shqipe nga Rita Çifliku. Libri trajton temën e emigracionit dhe si i përjetojnë fëmijët ndryshimet që sjell ai në jetën e tyre dhe të familjes. Një temë mjaft me ndjeshmëri të lartë mes shqiptarëve. Në qendër të librit është Ilona 13-vjeçare, familja e së cilës është vendosur në Suedi, pasi ishin të rrezikuar në vendlindje. Që e vogël ajo përballet me pasigurinë dhe frikën e dëbimit nga vendi ku familja ka zgjedhur të jetojë. Autorja Kajsa Gordan ka qenë mësuese, gjë që e ka ndihmuar të njohë fëmijë që jetojnë në emigracion në pritje të lejes së qëndrimit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments