Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIVlora kryeson me 64% të prodhimit të agrumeve në shkallë vendi

Vlora kryeson me 64% të prodhimit të agrumeve në shkallë vendi

Prodhimi i agrumeve në vitin 2022 u rrit në 55 118 tonë. Sipas të dhënave nga INSTAT, niveli më i lartë i prodhimit të agrumeve është shënuar në qarkun e Vlorës me 35 781 tonë ose 64,92 % të prodhimit të agrumeve gjithsej. Në grupin e agrumeve, mandarinat zënë 63,79 % të prodhimit gjithsej të agrumeve në vend. Të dhënat e INSTAT tregojnë se rritje të ndjeshme gjatë vitit të kaluar ka shënuar edhe prodhimi i rrushit. Sipas INSTAT prodhimi i rrushit u rrit në 211 178 tonë. Ky prodhim përfaqësohet nga rrushi i vreshtave me 60,78 % dhe rrushi i pjergullave me 39,22 %. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments