Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURERiparohet Mozaiku i Meandrit

Riparohet Mozaiku i Meandrit

Gjatë rikonstruksionit të një pallati në lagjen 11 të Durrësit, e dëmtuar nga tërmeti, është rehabilituar edhe kati nëntokë, ku ndodhet një monument mjaft i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore, Mozaiku i Meandrit. Kryebashkiakja e Durrësit, Emirian Sako, ndau në rrjetet sociale një album fotografik të mozaikut, duke njoftuar se, i gjithë kati ku ndodhet mozaiku është riparuar, është kryer largimi i ujërave si dhe është bërë pastrimi i plotë dhe dezinfektimi. “Në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës kemi kërkuar të realizohet zhvendosja e këtij mozaiku drejt Muzeut Arkeologjik të Durrësit në mënyrë që ai të vizitohet nga qytetarët dhe turistët e shumtë që vizitojnë qytetin tonë, sepse ai është një aset tjetër me vlera të mëdha arkeologjike i Durrësit”, është shprehur Sako. Mozaiku i Meandrit i punuar në teknikën bardh e zi i përket shekullit I të erës sonë dhe ka në brendësi simbolin e Meandrit, ose të Diellit në lëvizje. Ka formën e kryqit të thyer dhe pjesë të këtij simboli mitologjik janë dhe shenjat e rrufeve.atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments