Spanja po përjeton valën e parë të të nxehtit të verës ndërsa shërbimi kombëtar i motit “Aemet” shpalli alarmin e kuq në disa zona të mëdha të provincave Andaluziane të Seviljes dhe Kordobës, në jug të vendit. Temperatura arriti në 44 gradë Celsius në hije, në orët e vona të pasdites. Në Sevilla temperatura po i afrohej 40 gradëve deri në mesditë. Rajone të tjera të Spanjës përjetuan gjithashtu nxehtësinë, ndërsa në Madrid temperaturat ranë në 22 dhe 23 gradë gjatë natës. Temperatura maksimale ditore prej 37 gradë, pritet të arrihet nga ora 16:00 deri në 19:00 në kryeqytet. Temperaturat parashikohen të ulen lehtë nga e marta pas kulmit të arritur sot , por vala e të nxehtit nuk do të ulet deri të enjten. “Valët e të nxehtit në Spanjë janë bërë më të shpeshta vitet e fundit”, theksoi “Aemet”. atsh
Spanja përjeton valën e parë të të nxehtit
RELATED ARTICLES