Deri në orët e mesditës; shqipëria do të PARAQITET në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin e vendit POR pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjelle vranësira nëpër të gjithë vendin, më të dendura në ekstremin Jugor si edhe zonat Juglindore duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër, nuk përjashtohet edhe mundësia e breshërit në zona të izoluara të Juglindjes. Parashikohet, stabilitet i atmosferës gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të RRITEN lehtë si në mëngjes EDHE në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 33°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgëzim 1- 2 ballë.