Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETEuropa,Rajoni Moti-E Martë,27 Qershor 2023

Europa,Rajoni Moti-E Martë,27 Qershor 2023

Rritja e vlerave Barike, në republikën e Kosovës do të dikojë kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që; moti të jete i kthjellët gjatë gjithë paradites POR pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë Kosovën, më të dukshme në zonat veriore dhe veriperëndimore POR nuk priten reshje.  Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të tyre duke ngjitur termometrin deri në 28 gradë C.

Republika e MV do të vijojë të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites duke bërë  që mot i kthjellët të jetë dominant në të gjithë MV NDERSA orët e pasdites do të sjellin vranësira dhe shira në të gjithe Republikën e MV. Më të dukshme shirat do të jenë në zonat Lindore përgjatë kufirit me Bullgarinë. Po ashtu, edhe në territorin e MV do të ketë rritje të lehtë të temperatuarave të ajrit duke bërë që termometri të ngjitet deri në 29°C.

MBETET me vranësira dhe mini-stuhi ere dhe breshëri Europa Lindore, gadishulli Skandinav si edhe zona e Alpeve të Europës. Po ashtu, rrebeshe të izoluara shiu do të këtë pjesërisht në Rajonin e Ballkanit. NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontientit Europian do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante KU vlera më të larta priten në brigjet Spanjolle deri në 40 gradë C.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments