Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEARSIMUniversiteti i Korçës kërkon të bashkohet me atë të Tiranës

Universiteti i Korçës kërkon të bashkohet me atë të Tiranës

Universiteti Fan Noli në Korçë, kërkon të bashkohet me Universitetin e Tiranës. Vendimi është marrë në senatin akademik dhe tashmë pritet dakordësia nga Universiteti i Tiranës. Rektori i Universitetit Fan Noli në Korçë, Dhimitri Bello, tha se, “vendimi i senatit akademik të universitetit Fan Noli,hap dritën jeshile për të proceduar me hapat e mëtejshme të finalizimit, për një bashkim të mundshëm mes universitetit të Korçës dhe atë të Tiranës”. Nëse do të vendoset edhe nga senati i Universitetit të Tiranës, “Fan Noli” do të kthehet në një korpus, i cili do të mbajë të pandryshuar emrin dhe logon, gjithashtu nga bashkimi nuk do të rrezikohet mbyllja e programeve të studimit dhe as shkurtimi i vendeve të punës. “Me dy korpuse të ndryshme, korpusi i Tiranës dhe korpusi Fan Nol. Do ketë të njëjtin emër, vetëm se do jetë pjesë integrale e universitetit të Tiranës. Ne nuk kemi pasur probleme financiare, kemi mund që të realizojmë rritjen e pagave, por ky hap vjen në kuadër të politikave që bëhet në komisionin e orientimit të politikave të arsimit të lartë, ku janë të gjithë rektorët e universiteteve publike dhe një pjesë e mirë qeverisë. Orientimet janë drejt maksimizimit të forcave universitare brenda për brenda disa trupave, që mos të jenë pjesë të vogla institucione të ndryshme. Ky bashkim do sjellë rritje të cilësisë dhe hapjen e programeve shumë cilësore në të ardhmen”, u shpreh Bello. Bello theksoi se, në rastin më të mirë ky proces do të kryehet brenda një vit. “Jam optimist që në të ardhmen të dyfishojmë numrin e studentëve. Ata që kanë qenë mësimdhënës, pedagogët që kanë dhënë kontributin për vite me radhë do të kenë mundësi ta bëjnë në një institucion shunë më të madh dhe me më shumë emër se ky që kemi aktualisht”, tha rektori. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments