Greqia po përballet me një kapitull të ri historik dhe ”Demokracisë së re” i është dhënë një mandat i fortë për të vazhduar më shpejt me reformat e mëdha, tha kreu i partisë Kyriakos Mitsotakis dje në mbrëmje, me shumicën e votave të numëruara në raundin e dytë të zgjedhjeve kombëtare, rreth 90%. ”Për herë të dytë brenda pak javësh qytetarët dërguan një mesazh vazhdimësie në rrugën që zgjodhëm katër vjet më parë. Ata gjithashtu na dhanë një mandat të fortë për të ecur më shpejt në rrugën e ndryshime të mëdha që i duhen vendit tonë”, deklaroi ai. ”Votuesit i dhanë fund me zë të lartë dhe të pjekur një cikël traumatik të gënjeshtrave dhe toksicitetit që frenoi vendin dhe ndau shoqërinë, duke krijuar epokën e përparimit të vërtetë”, shtoi kryeministri grek. ”Nuk premtoj kurrë mrekulli, por do t’i qëndroj besnik detyrës sime kombëtare me plan, me përkushtim dhe kryesisht me punë të palodhur duke mos pasur asnjë tolerancë ndaj mendjemadhësisë apo sjelljes arrogante”, theksoi ai. “Jam i vetëdijshëm që pritshmëritë janë të mëdha dhe për këtë arsye do të kërkoj gjithmonë marrëveshje më të mëdha. Populli grek na dha një shumicë të qartë, prandaj reformat e mëdha do të ecin shpejt, pasi këtë e kërkon zgjedhja e popullit grek dhe unë do ta respektoj plotësisht këtë”, tha Mitsotakis. Me 88% të votave të numëruara, ”Demokracia e re” do të formojë një qeveri të pavarur për një mandat të dytë, me 158 deputetë, në parlamentin me 300 vende, e ndjekur nga SYRIZA me 47 (17,84%) dhe PASOK-KINAL me 32 mandate (11,97%). atsh
Mitsotakis:Zbatim të shpejtë të reformave
RELATED ARTICLES