Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEPolicia Kufitare monitoron hapësirën detare nga toka dhe deti

Policia Kufitare monitoron hapësirën detare nga toka dhe deti

Shërbimet e Policisë Kufitare në të gjithë vendin, në zbatim të planit të masave për kontrollin e vazhdueshëm përgjatë vijës bregdetare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, kanë vijuar monitorimin e zonave ku lëvizin mjetet lundruese, për verifikimin e zbatimit të ligjit dhe rregullave të lundrimit, si dhe për verifikimin e dokumentacionit që nevojitet për drejtimin e tyre. Në Dhërmi, në Durrës dhe në Shëngjin shërbimet e Policisë Kufitare bllokuan 3 mjete lundruese Jet Ski në zonën e përcaktuar për pushuesit. Drejtuesit e këtyre mjeteve u ndëshkuan me masë administrative nga 100 000 lekë, secili. Në Palasë, shërbimet e Policisë Kufitare bllokuan 1 tjetër mjet lundrues Jet Ski, pasi pronari i këtij mjeti, e ushtronte aktivitetin e dhënies me qira të mjeteve lundruese, pa u registruar në organet kompetente. Gjithashtu në Dhërmi, shërbimet e Policisë Kufitare ndëshkuan me masë administrative 20 000 lekë pronarin e një mjeti lundures skaf, pasi nuk dispononte dokumentacionin përkatës për të dalë në det. Ndërkaq, në Radhimë, Vlorë, këto shërbime ndëshkuan me masë administrative 100 000 lekë, pronarin një mjeti lundrues gomone, pasi ishte bregëzuar në zonë të ndaluar, pranë vijës bregdetare të plazhit. Shërbimet e Policisë Kufitare të Durrësit ndëshkuan me masë administrative 300 000 lekë kapitenin e një motopeshkarexhe libiane, pasi u largua nga porti, pa lajmëruar kapitenerinë detare. Shërbimet e Policisë Kufitare të Shkodrës, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave, kanë vijuar kontrollet në liqenin e Komanit, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve dhe turistëve, që përdorin mjete lundruese për turizëm ditor. Si rezultat, shërbimet e Policisë bllokuan 5 varka artizanale dhe ndëshkuan administratorët e tyre, me masë administrative nga 10 000 lekë secili. Policia e Shtetit apelon të gjithë qytetarët që për çdo rast paligjshmërie që lidhet me përdorimin e mjeteve lundruese, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe ligjor. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments