Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIShkodra me terminal ndërqytetas të kategorisë “A”

Shkodra me terminal ndërqytetas të kategorisë “A”

Ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme Shërbimeve të Transportit Rrugor do të angazhohet konkretisht për financim dhe bashkadministrimin e këtij Terminali të Transportit të Udhëtarëve. Me këtë synohet fuqizimi i rrjetit të linjave ndërqytetëse e turizmit, i sigurisë dhe formalizmit të tregut, mbështetjes për sektorin e transportit rrugor dhe në funksion të Platformës Kombëtare e-Transport e të implementimit të fiskalizimit dhe biletave elektronike, që i shërben direkt qytetarëve dhe vizitorëve të huaj për miliona transferta me autobus çdo vit. Qarku Shkodër ka një volum total prej 3,402,749 transfertash në vit, frekuencë e cila pritet të rritet me modernizimin e kushteve të infrastrukturën! Financimi i ndërtimit të Terminalit do të jetë direkt nga DPSHTRR, fonde nga vetëfinancimi, e jo nga Buxheti i Shtetit – bën me dije Drejtoria e Përgjithshme Shërbimeve të Transportit Rrugor. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments