Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVABeogradi akuzon Prishtinën për inskenim

Beogradi akuzon Prishtinën për inskenim

Beogradi ka akuzuar udhëheqjen e Prishtinës se ka inskenuar qëllimisht ngjarjen e mbrëmshme të një automjeti të ngarkuar me armë dhe eksplozivë në veri të Kosovës, për t’ia atribuar aktin serbëve vendas si një sulm terrorist, dhe për të justifikuar veprimin represiv të policisë kosovare me arrestimin e serbëve të tjerë. Në një konferencë për shtyp sot në mëngjes, shefi i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviç, iu referua asaj që ndodhi mbrëmë në Zveçan, ku u zhvillua një aksion i madh policor, gjatë të cilit, siç raportoi ministri i Brendshëm kosovar, Xhelal Sveçla, një automjet me targa të Serbisë, i mbushur me armë dhe municione u gjet pranë bashkisë së qytetit. Petkoviç tha se ky ishte një aksion i përgatitur mirë paraprakisht, për të cilin shërbimet sekrete serbe kishin dëgjuar tashmë. Sipas tij, është duke u zhvilluar një “luftë informative” e përgjithshme nga kryeministri kosovar, Albin Kurti dhe ministri i tij i Brendshëm Xhelal Sveçla, me qëllim që të dëmtojnë Serbinë dhe serbët e Kosovës, duke shkatërruar çdo mundësi të mbetur për vazhdimin e dialogut drejt normalizimit të marrëdhënieve. “Kjo ndodhi një ditë pas takimeve në Bruksel me ndërmjetësuesit evropianë, dhe pas deklaratave të Josep Borrell, i cili tha se ishte jashtëzakonisht i alarmuar nga situata në veri të Kosovës”, tha Petkoviç. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments