Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETADepresioni pas lindjes përveç nënave prek edhe baballarët

Depresioni pas lindjes përveç nënave prek edhe baballarët

Kur flasim për depresionin pas lindjes, gjithmonë mendojmë për nënat: megjithatë kjo gjendje prek edhe baballarët, shkruan focus.it

Thuhet se depresioni i paslindjes tek nënat e reja shkaktohet në thelb nga hormonet, por ekspertët konfirmojnë se ato luajnë një rol margjinal: kriza pas lindjes është përkundrazi për shkak të një kombinimi faktorësh rreziku – të tillë si vuajtjet në të kaluarën nga depresioni, pagjumësia e të porsalindurit (dhe e prindërve), mungesa e mbështetjes sociale dhe problemet ekonomike që lidhen me ardhjen e një fëmije.

Simptomat

Simptomat, si te baballarët dhe nënat, janë shumë të ngjashme me ato të depresionit, vetëm se ato shfaqen zakonisht gjatë vitit të parë të jetës së fëmijës: humor, pagjumësi, ndjenja faji ose pamjaftueshmërie, përqendrim i dobët, ndryshime në peshë ose oreks, lodhje dhe madje edhe mendime për vetëvrasje.

Nuk është dobësi kërkimi i ndihmës

Depresioni pas lindjes nuk do të largohet vetvetiu siç erdhi: prandaj është shumë e rëndësishme të kërkoni ndihmë profesionale.

Për më tepër, rekomandojnë ekspertët, është thelbësore të mos izolohet për t’u kujdesur për mirëqenien e tij, por edhe për të ruajtur lidhjen me fëmijën, i cili mund të vuajë nga shqetësimet psikologjike të nënës ose babait.

Shkurtimisht, është e rëndësishme që baballarët të dinë se depresioni pas lindjes së një fëmije është “legjitim” edhe tek meshkujt.

Dhe se sa për nënat e reja, është vetëm një periudhë që pasi të kalojë, do të mbetet një kujtim i keq.  atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments