Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme i është drejtuar me një apel qytetarëve shqiptarë pas situatës së krijuar me grushtin e shtetit të grupit “Wagner” në Rusi. Ministria thekson se po ndjek zhvillimet aktuale në Federatën Ruse, ndërsa apelon qytetarët shqiptarë që të kontaktojnë ambasadën shqiptare në Moskë. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, thekson se është duke ndjekur në vijimësi zhvillimet në Federatën Ruse dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë, mbi reagimet e mundshme. Në këtë kuadër, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka publikuar numrat e kontaktit dhe adresën e postës elektronike me të cilat shtetasit shqiptarë që do të udhëtojnë drejt Rusisë apo jetojnë në Rusi mund të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Moskë. “Këshilla udhëtimi për shtetasit e Republikës së Shqipërisë për situatën në Rusi”,- njoftimi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë po ndjek në vijimesi zhvillimet në Federatën Ruse dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë, mbi reagimet e mundshme.Të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë 🇦🇱 që aktualisht gjenden në Federatën Ruse mund të kontaktojnë Ambasadën e RSH-së në Moskë: në numër telefoni +7 495 982-38 52 05 (3); Celular: + 7 929 968 05 38; Ndërsa posta elektronike është embassy.moscoë@mfa.gov.al”, njofton Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. Po ashtu, MEPJ njofton se shtetasit shqiptarë mund të kontaktojnë edhe drejt për drejt Ministrinë. “Gjithashtu, të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në adresën: [email protected]”, përfundon njoftimi. atsh
MEPJ: Qytetarët shqiptarë në Rusi të kontaktojnë ambasadën
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on