Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE8 netët e Festivalit në Gjirokastër

8 netët e Festivalit në Gjirokastër

Pas 8 vitesh pritjeje, u hap mbrëmjen e së shtunës edicioni XI i Festivalit Folklorik Kombëtar, në Gjirokastër. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndau foto të natës së parë të këtij festivali, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga familja e tij. “Mes një emocioni të jashtëzakonshëm, një atmosfere të ngrohtë e mikpritëse si di vetëm Gjirokastra e gjirokastritët, nën një kurorë dritash, krijuar prej kilometra fijesh në nder të artizanëve tanë, nën prezencën e Kryeministrit të vendit Edi Rama, përfaqësues të trupave diplomatike, qindra të ftuarve dhe një publiku dashamirës, hapëm edicionin XI të Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër”, u shpreh Margariti. Ajo bëri të ditur se potpuria më e bukur e këngëve të djepit, të dasmave e gëzimeve, vallet e ritet, parada e kostumeve popullore nga të gjitha trevat e Shqipërisë e diaspora do të na shoqërojnë përgjatë 8 netëve! “Çdo natë është një festë, nga skena e kalasë te Sheshi i Çerçizit e çdo kalldrëm i Gjirokastrës! Le të festojmë të gjithë së bashku bukurinë e shpirtit shqiptar!”, tha Margariti më tej. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments