Kanë kaluar 7 vjet nga referendumi i Brexit-it, i cili i dha fund bashkimit historik 47-vjeçar të Britanisë së Madhe, e cila u bë anëtare e Bashkimit Evropian (BE) në vitin 1973.
Mes premtimeve të politikanëve se “ka mundësi të mëdha jashtë BE-së” dhe se largimi nga BE-ja do ta “bëjë Mbretërinë e Bashkuar më të pasur dhe më të lirë”, publiku në Mbretërinë e Bashkuar shkoi në një referendum për Brexit-in më 23 qershor 2016, por 7 vjet pas ndarjes, debati për Brexit-in ende vazhdon.