Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVABorrel: Përshkallëzimi vazhdon, ne nuk do ta tolerojmë

Borrel: Përshkallëzimi vazhdon, ne nuk do ta tolerojmë

Kreu i Diplomacisë Europiane, Josep Borrel, në një reagim në rrjetet sociale është shprehur i alarmuar për situatën në veri të Kosovës. Borrell shkruan se përshkallëzimi i tensioneve në veri po vijon dhe do bëhet edhe më i rrezikshëm. “Tepër i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestimi i paligjshëm i serbëve të Kosovës dhe marshimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën jugore, pasuar nga retorika e ashpër e Serbisë. Pavarësisht takimit të djeshëm urgjent, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Ne nuk do ta tolerojmë”,- tha më tej Borrel. Reagimi i shefit të Diplomacisë Europiane u bë pasi ditën e sotme policia e Kosovës arrestoi një prej serbëve të përfshirë në sulmin ndaj KFOR më 29 maj. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments