Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAMbrojtjen e Parkut Kombëtar të Bredhit të Drenovës

Mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Bredhit të Drenovës

Kreu i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Korçë, Gjergji Koki, ka kërkuar kontributin e aktorëve lokalë dhe bashkëpunimin me komunitetin, për t’i prapraprirë problematikave që hasen në muajt e sezonit turistik. Gjergji Koki ishte në një nga zonat më të bukura të rajonit të Korçës, ku u takua me kryepleqtë e fshatrave, Drenovë, Mborje dhe Moravë, pjesë e Zonës së Mbrojtur të Bredhit të Drenovës. Gjithashtu kjo është një prej zonave më të aksidentuara nga aktiviteti njerëzor ndër vite si dhe një prej atraksioneve më të bukura të rajonit të Korçës, me shumë potencial. Në takim u diskutua për situatën e zjarreve gjatë periudhës së verës, marrjen e masave për kryerjen e pastrimeve periodike përgjatë sezonit turistik dhe sinjalizimim e problematikave që lidhen me aktivitetet e paligjshme. “Misioni ynë i përbashkët pa kontributin e aktorëve lokalë dhe bashkëpunimim me komunitetin është i pamundur”, deklaroi kreu i AdZM Korçë, Gjergji Koki, i cili ndau në rrjetet sociale një album fotosh me pamje mahnitëse të pyjeve të Zonës së Mbrojtur të Bredhit të Drenovës. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments