Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTEva Buzo noton nga Otranto drejt Vlorës

Eva Buzo noton nga Otranto drejt Vlorës

Në një intervistë për mediet shqiptare, Buzo, e cila do të jetë gruaja e parë që ka vendosur të kalojë me not kanalin e Otrantos, ka theksuar se “janë 91 kilometra dhe është hera e parë që ndërmerret një iniciativë e tillë dhe është certifikuar nga maratona ndërkombëtare”. “Dëshira më e madhe e imja është që të mbërrijë në bregdetin shqiptar dhe të pritem me përshëndetje nga familjarët që jetojnë në Shqipëri”, është shprehur ajo. Rekordi i saj është 25 orë dhe 90 minuta në korrikun e kaluar në Gjeneve në një liqen. Buzo ka lindur në Australi dhe lidhja që ka me Shqipërinë është shumë e fortë edhe pse nuk flet shqip. Ajo është angazhuar masivisht me problematika sociale, në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ka përvojë pune në Afrikën Lindore, Azinë Jugore dhe Australi, për organizata të ndryshme duke përfshirë World Vision dhe Save the Children. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments