Tuesday, November 26, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAOrët e fundit në dispozicion për shpëtimin e ”Titan”

Orët e fundit në dispozicion për shpëtimin e ”Titan”

Përpjekjet e kërkimit po intensifikohen me vetëm disa orë të mbetura për të shpëtuar pesë persona në mininëndetësen ”Titan”, përpara se t’u mbarojë oksigjeni. Anija humbi komunikimin me operatorët turistikë të dielën ndërsa rreth 700 kilometra në jug të Newfoundland, gjatë një udhëtimi për në anijen ”Titanic”, e mbytur në brigjet e Kanadasë. Deri të mërkurën pasdite mendohej se kishin mbetur vetëm 20 orë oksigjen, që do të thotë se ai do të mbarojë sot rreth mesditës. Roja Bregdetare e SHBA-së ka udhëhequr një përpjekje ndërkombëtare shpëtimi, e cila u rrit pasi u dëgjuan zhurma nënujore të martën dhe përsëri të mërkurën, megjithëse ekspertët nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë shkakun e zhurmës. Zona e kërkimit është zgjeruar ndjeshëm. Anija 6,7 metra e gjatë, që ka në bord miliarderin britanik, aventurierin Hamish Harding, thuhet se kishte një furnizim 96-orësh me oksigjen në rast urgjence. Gjithashtu në anijen nënujore janë biznesmeni Shahzada Dawood, djali i tij Suleman Dawood dhe shefi ekzekutiv dhe themeluesi i ”OceanGate Stockton Rush”, Paul-Henri Nargeolet. ”Titan” besohet të jetë rreth 900 milje detare në lindje dhe 400 milje detare në jug të Newfoundland. Nuk dihet se sa thellë ndodhet anija, me shtratin e detit rreth 3 800 metra nga sipërfaqja. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments