Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka konfirmuar se nesër do të udhëtojë për në Bruksel për takimin e radhës të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se atje do të insistojë për lirimin urgjent dhe pa kushte të tre policëve të rrëmbyer nga Serbia. “Përcaktoj itinerarin tim për të shkuar në Bruksel nga Roma nesër, duke konfirmuar pjesëmarrjen time në takimin e nivelit të lartë në dialog të thirrur nga Borrell. Do të insistojë për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Kurti në Twitter. atsh
Kurti: Nesër udhëtoj për në Bruksel për takimin e radhës
RELATED ARTICLES