Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEVrojtuesit dhe sinjalistika në plazhe, detyrim çdo subjekt

Vrojtuesit dhe sinjalistika në plazhe, detyrim çdo subjekt

“Vrojtuesit në pikat e vrojtimit në plazhe dhe sinjalistika, janë detyrim i panegociueshëm për çdo subjekt”, u shpreh sot ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. Kumbaro theksoi në një postim në rrjetet sociale se, stafi i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit është përditë në terren, në inspektim të plazheve për kontrollin e vrojtuesve. “Stafi i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit është përditë në terren, në inspektim të plazheve për kontrollin e vrojtuesve, detyrim i panegociueshëm për çdo subjekt, të pikave të vrojtimit dhe sinjalistikës në plazhe”, shkroi Kumbaro. Kumbaro ndau gjithashtu momente gjatë punës së agjencive rajonale të bregdetit në plazhet e Shkëmbit të Kavajës, Shëngjinit, Sarandës, Ksamilit, Potamit dhe Golemit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments