Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBaerbock:Rindërtimi në Ukrainë

Baerbock:Rindërtimi në Ukrainë

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock njoftoi sot planet për një ofensivë rindërtimi, për të kundërshtuar sulmin e Moskës kundër Ukrainës. “Rindërtimi i Ukrainës do të jetë një sfidë kolosale”, tha Baerbock në një deklaratë përpara fillimit të Konferencës së Rimëkëmbjes së Ukrainës në Londër. “Vetëm në vitin 2022, Ukraina humbi 29 për qind të Prodhimit të saj të Brendshëm Bruto (PBB), me inflacion deri në 27 për qind”, tha Baerbock. Sipas Bankes Botërore, rindërtimi pritet të kushtojë mbi 400 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme. “Tani për tani, Gjermania po ofron ndihmë të re masive humanitare për të ndihmuar familjet e prekura keq nga shkatërrimi, përmbytjet dhe zhvendosja”, tha Baerbock. “Në afat të mesëm, synimi është të ndihmojmë financimin e rindërtimit. Në planin afatgjatë, procesi i anëtarësimit në BE do të vendosë themelet për një ekonomi të qëndrueshme dhe të begatë të Ukrainës”, shtoi ajo. “Mbështetja e Gjermanisë është e fortë, sot, nesër dhe pasnesër. Sepse për paqen e qëndrueshme, nuk mjafton që Ukraina të fitojë luftën, ne duam që ajo të bëhet pjesë e projektit evropian të paqes dhe prosperitetit”, tha Baerbock. Sipas qeverisë britanike, qindra kompani ndërkombëtare kanë sinjalizuar tashmë synimin e tyre për të ofruar ndihmë për rindërtimin e Ukrainës. “Midis tyre ka shumë kompani gjermane, të cilat janë ende aktive në Ukrainë pavarësisht luftës. Berlini po i jep mbështetje nëpërmjet garancive kombëtare të investimeve”, tha Baerbock. Kryeministri britanik, Rishi Sunak njoftoi se në konferencë do të krijohet një kornizë për shmangien e rrezikut të luftës që mbulohet nga vendet e G7, për t’u ofruar kompanive private më shumë siguri. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments