Tuesday, April 22, 2025
HomeSHKENCA DHE JETADita Ndërkombëtare e Jogës

Dita Ndërkombëtare e Jogës

Joga është një praktikë e lashtë fizike, mendore dhe shpirtërore që e ka origjinën në Indi. Fjala “joga” rrjedh nga sanskritishtja dhe do të thotë bashkim mes trupit dhe ndërgjegjes. Sot praktikohet në forma të ndryshme në mbarë botën dhe vazhdon të rritet në popullaritet. Më 11 dhjetor 2014, OKB-ja e shpalli 21 qershorin si Ditën Ndërkombëtare të Jogës me rezolutën 69/131. Dita Ndërkombëtare e Jogës synon të rrisë ndërgjegjësimin në mbarë botën për përfitimet e shumta të praktikimit të jogës. Projektrezoluta që përcakton Ditën Ndërkombëtare të Jogës u propozua nga India dhe u miratua nga 175 shtete anëtare. Propozimi u prezantua për herë të parë nga kryeministri Narendra Modi në edicionin e 69-të të Asamblesë së Përgjithshme, në të cilën ai tha se joga është një dhuratë e paçmuar nga tradita e lashtë. Joga mishëron unitetin e mendjes dhe trupit, mendimin dhe veprimin … një qasje gjithëpërfshirëse që është e vlefshme për shëndetin dhe mirëqenien tonë. Joga nuk ka të bëjë vetëm me stërvitjen, ajo është një mënyrë për të zbuluar ndjenjën e të qenit një me veten, botën dhe natyrën. Rezoluta thekson rëndësinë e individëve dhe popullatave që bëjnë zgjedhje më të shëndetshme dhe ndjekin modele të jetesës që nxisin shëndetin e mirë. Në këtë drejtim, Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka kërkuar shteteve të saj anëtare të ndihmojnë qytetarët e tyre të reduktojnë pasivitetin fizik, i cili është ndër dhjetë shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën, dhe një faktor kryesor rreziku për sëmundjet jo të transmetueshme, si sëmundjet kardiovaskulare, kanceri dhe diabeti. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ