Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETASolstici veror ose dita më e gjatë e vitit

Solstici veror ose dita më e gjatë e vitit

21 qershori njihet botërisht si dita e solsticit veror. Një herë në vit ndodh që Dielli vendoset në pozicionin e tij më të lartë në qiell, në lidhje me Tokën. Boshti i Tokës anohet me rreth 23.5 gradë në krahasim me rrafshin e saj orbital rreth Diellit. Kjo pjerrësi është gjithashtu ajo që shkakton ndryshimin e stinëve. Para dhe pas datës 21 qershor, ata që jetojnë në Arktik, duke përfshirë pjesë të Alaskës, Kanadasë, Groenlandës dhe Gadishullit Skandinav, përjetojnë disa ditë ose edhe disa javë, me dritë të vazhdueshme. Në këto zona të globit nuk ka natë gjatë kësaj periudhe. Ky fenomen njihet ndryshe si “Dielli i mesnatës”. Në terma astronomike, 21 qershori konsiderohet edhe si dita e parë e verës dhe dita më e gjatë, por vetëm për ata që jetojnë në hemisferën veriore. Stinët astronomike për hemisferën tonë përafërsisht ndahen në këto data: pranvera në 21 mars, vera në 21 qershor, vjeshta në 21 shtator dhe dimri në 21 dhjetor.atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments