Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORT“Mision i përmbushur”,Të pandalshëm

“Mision i përmbushur”,Të pandalshëm

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, e ka cilësuar të përbushur misionin e kuqezinjëve, pas dy fitoreve të arritura ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Ndeshje këto të vlefshme për turin eliminator për Europianin që do të zhvillohet në Gjermani verën e vitit 2024. Në një reagim në rrjetet sociale, Duka thekson se skuadra kuqezi, jo vetëm që mori pikët e plota në të dyja sfidat, 6, por zhvilloi edhe një lojë bindëse. “Mision i përmbushur!”,- nënvizon Duka. “Qershori kuqezi mbyllet në mënyrën më të mirë. Dy fitore, lojë bindëse, karakter dhe shumë grintë. Nuk ishte aspak e lehtë duke parë kundërshtarët dhe faktin që lojtarët vinin pas një sezoni të gjatë dhe impenjativ”,- evidenton Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit. “Faleminderit të gjithë djemve dhe stafit teknik. Një mirënjohje të madhe dhe për tifozët tanë fantastik, që nuk munguan as në këtë transfertë të largët. Shtatori na rezervon dy ndeshje të rëndësishme ku të gjithë bashkë duhet të japim maksimumin për të arritur objektivin tonë: Gjermani 2024”,- thekson më tej Duka. “Të bashkuar, lojtarë, staf teknik, tifozë, media e opinion publik, jemi të pandalshëm”, përfundon reagimin e tij, Kreu i FSHF, Armando Duka. Kombëtarja Shqiptare e futbollit triumfoi në dy përballjet, me Moldavinë në Tiranë dhe në transfertë përballë Ishujve Faroe. E pozicionuar në grupin “E” të fazës eliminatore, Shqipëria renditet në vendin e dytë, pas tri ndeshjeve të para, ku ka grumbulluar 6 pikë. Një më pak se skuadra kryesuese e grupit, Republika Çeke dhe 1 më shumë se Moldavia, që renditet në vendin e tretë dhe që mbrëmjen e djeshme triumfoi 3-2 ndaj Polonisë. Në vjeshtë, Shqipëria pritet të përballet me Republikën Çeke, që do të jetë dhe ndeshja e fundit e fazës së parë në grupin E, ndërsa me Moldavinë në transfertë kuqezinjtë do të çelin siparin e ndeshjeve të kthimit.atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments