Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVA​Kurti:I gatshëm të shkoj në takimin e Brukselit

​Kurti:I gatshëm të shkoj në takimin e Brukselit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i gatshëm të shkojë në Bruksel për takim me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç. Kurti tha se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Bashkimit Evropian për takim të nivelit të lartë gjatë kësaj jave, siç tha ai për t’iu dëshmuar agresionin serb në Kosovë pas rrëmbimit të tre policëve. Ai tha se de-eskalimi i situatës që po e kërkojnë ndërkombëtarët, nënkupton lirimin e menjëhershëm dhe pakushte të tre policëve kosovarë dhe dënimin e agresionit serb nga bashkësia ndërkombëtare. “Do të komunikoj edhe me Brukselin dhe po, jam i gatshëm dhe i interesuar që të shkoj në takimin e radhës në Bruksel, në mënyrë që të paraqesë hollësisht të gjitha këto të dhëna që i morëm dhe ta kuptojnë që de-eskalimi i situatës që po kërkojnë të gjithë nënkupton lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të tre policive dhe dënimin e agresionit të Serbisë në Kosovë. Ndërkaq, normalizimi nënkupton zbatimin e menjëhershëm, pa kushte dhe të plotë të marrëveshjes bazike. Jam shumë i interesuar që ta paraqes gjithë dokumentacionin e Kosovës për këtë krim që është bërë ndaj tre policëve, ndaj familjeve të tyre dhe Republikës sonë. De-eskalimi drejt paqes nënkupton drejtësi dhe ne duam drejtësi edhe ndërkombëtare, jo veç vendore, atë vendore e bëjnë organet tona”, tha Kurti. Në konferencë për media të martën, Kurti përsëriti qëndrimin e tij se për themelimin e Asociacionit fillimisht duhet të ketë pajtim për parimet e tij, pastaj ai do të shkruante draft-statusin e tij. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments