Parashikohet që valët e të nxehtit Afrikan që kanë përfshirë Mesdheun të ndikojnë edhe në republikën e Kosovës ndonëse në periferi të saj. Për pasojë; moti do të jete i kthjellët gjatë gjithë paradites POR pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë Kosovën, më të dukshme në zonat veriore dhe veriperëndimore. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm.
Republika e MV, PARAQITET në ndikimin e motit të qëndrueshëm në pothuajse gjithë 24_orëshin KU kthjellimet do të jenë dominante. Orët e vona të mbrëmjes sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat Jugore dhe Juglindore të MV. Parashikohet që moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta të jenë dominante edhe gjatë natës. Vijon rritja graduale e temperaturave të ajrit në të gjithë MV.
Europa Lindore do të jetë nën mbziotërimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të dendura të shiut; si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme ciklonare mbi këto rajone. Po ashtu; Alpet e Europës dhe zonat përreth tyre do të PARAQITEN me vranësira konvektive dhe shira KU herë pas here do të jenë rrebeshe. NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jenë nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta KU vlera më të larta priten në gadishullin Iberik si edhe Italinë Jugore.