Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE Gjermania rrit importet e naftës nga Kazakistani

 Gjermania rrit importet e naftës nga Kazakistani

Përfaqësuesit gjermanë dhe kazakë arritën sot një marrëveshje për dërgesat shtesë të naftës gjatë vizitës së presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier në shtetin e Azisë Qendrore. Sipas marrëveshjes, rafineria PCK në qytetin gjerman Schwedt do të marrë 100 000 tonë naftë bruto në muaj, deri në fund të vitit 2024. Dorëzimi afatgjatë duhet të rrisë shfrytëzimin e kapaciteteve të rafinerisë me rreth 10 pikë përqindje. Steinmeier mirëpriti marrëveshjen për dërgesat shtesë në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin kazak Kassym-Jomart Tokayev, në Astana. Ai tha se kjo do të siguronte të ardhmen e zonës Schwedt dhe gjithashtu të furnizimeve me karburant në Gjermaninë lindore. “Ky është një lajm i mirë për Schwedt dhe një lajm i mirë për sigurinë energjetike në Gjermani”, tha Steinmeier. Rafineria PCK furnizon me karburant Berlinin dhe pjesë të mëdha të Gjermanisë verilindore. Deri në fund të vitit 2022, ajo përpunonte kryesisht naftë bruto nga Rusia. Kur furnizimi u ndërpre për shkak të luftës në Ukrainë, e ardhmja e rafinerisë u kërcënua. Kazakistani ka ndërhyrë me dërgesat disa herë që nga fillimi i vitit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments