Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTKosova mposhtet nga Bjellorusia

Kosova mposhtet nga Bjellorusia

Kosova mori goditje në objektivin e kalimit nga eliminatoret e Kampionatit Europian teksa u mund 2-1 në transfertë nga Bjellorusia. Kombëtarja e Kosovës dominoi takimin, duke krijuar raste për shënim, por nuk arriti të gjejë rrjetën. Në pjesën e dytë, kur rriti edhe presionin në portën kundërshtare, Kosova pëson golin e parë pas një gabimi fatal në mbrojtje. Morozov realizon për vendasit në minutën e 73. Vetëm dy minuta më pas, bjellorusët realizuan edhe golin e dytë me anë të Ebong. Në fund, Murriqi ktheu në gol një 11-metërsh. Humbja nga Bjellorusia mund t’i kushtojë Kosovës edhe me humbjen e shpresës për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian Euro 2024. Me rezultat 2-1, “Dardanët” u mposhtën në Budapest, në një ndeshje ku fitorja ishte opsioni i vetëm për Kosovën, raporton KosovaPress. Nga ana tjetër, barazimi 2-2 i Rumanisë me Zvicrën dhe fitorja e Izraelit 2-1 ndaj Andorrës e ka rënduar edhe më shumë këtë situatë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments