Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIHapet Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në Spitalin e Traumës

Hapet Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në Spitalin e Traumës

Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në Spitalin Universitar të Traumës është një investim i qeverisë shqiptare dhe do të ketë kapacitete të shtuara. Spitali i ri me 60 shtretër, është i dedikuar për shërbimet e kardiologjisë, pneumologjisë, neurologjisë, endokrinologjisë, hematologjisë, nefrologjisë, reumatologjisë dhe psikiatrisë dhe është rindërtuar me standardet më të larta. Për herë të parë do të përfshihet edhe një strukturë ambulatore me kapacitete të shtuara, duke lehtësuar edhe korpusin qendror nga fluksi ditor dhe duke përmirësuar edhe kohën e pritjes dhe cilësinë e shërbimit për qytetarët. Së fundmi, në këtë spital është investuar për rinovimin dhe dyfishimin e kapaciteteve të skanerëve në Urgjencën e Traumës, ku aktualisht ky shërbim është në standardet optimale të shërbimit të imazherisë me dy skanerë të rinj që garantojnë mbulimin e plotë të shërbimit në kohë dhe me cilësi. Spitali Universitar i Traumës pret rreth 70,000 urgjenca në vit, nga të cilat 20,000 urgjenca kirurgjikale dhe 50,000 urgjenca të traumave. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments